Modaliteti i gjumit

Duke përdorur Bosch Levelling Remote App, mund ta vendosni veglën matëse në modalitetin e gjumit. Funksioni i paralajmërimit për goditje qëndron i aktivizuar, të gjitha cilësimet ruhen.

Kur aktivizohet modaliteti i gjumit, treguesi i këndit të animit (8), treguesi paralajmërues i goditjeve (13) dhe treguesi i gjendjes së karikimit (9) pulsojnë një herë çdo 5 sekonda.

Drita treguese e lidhjes Bluetooth® (15) qëndrojnë ndezur në ngjyrë blu për sa kohë smartfoni është brenda rrezes. Nëse lidhja ndërpritet, treguesi i lidhjes Bluetooth® pulson(15). Gjithashtu mund ta mbyllni modalitetin e gjumit duke shtypur shkurtimisht butonin në veglën matëse.

Nëse pozicioni i veglës matëse ndryshohet ndërsa është në modalitetin e gjumit, aktivizohet paralajmërimi për goditje pasi daljes nga modaliteti i gjumit.