Shufra matëse

Kur punoni me shufrën matëse pranë linjave të tensionit të lartë, duhet kujdes i veçantë. Nëse shufra matëse afrohet te linja e tensionit të lartë, kjo mund të shkaktojë goditje elektrike me pasojë vdekje.

Mos punoni me shufrën matëse kur afrohen stuhi.

Për kontrollimin e nivelit ose për të përcaktuar pjerrësinë, rekomandohet përdorimi i shufrës matëse (25) së bashku me marrësin e laserit.

Një vizore relative është e printuar sipër shufrës matëse (25). Lartësia zero e saj mund të vendoset paraprakisht te zgjatimi poshtë. Kjo bën të mundur që devijimet nga lartësia e synuar të lexohen saktë.