Kalibrimi i veglës matëse

Puna e mëposhtme duhet të kryhet vetëm nga personeli që ka trajnimin dhe kualifikimin e duhur. Duhet të mësoni cilat janë kërkesat ligjore dhe teknike për kryerjen e një kontrolli saktësie ose kalibrimi e një vegle matëse.

Shënim: kalibrimi i aksit Z është i mundur vetëm te shërbimi i klientit Bosch.

Kalibrimi i aksit X dhe Y

Nëse është e mundur, kalibrimi duhet të kryhet (siç tregohet më poshtë) duke përdorur marrësin e laserit LR 45. Kalibrimi pa marrës laseri është i mundur vetëm në kushte ndriçimi të favorshme dhe paraqet rrezik më të lartë për gabime.

Vegla matëse dhe marrësi i laserit nuk duhet të lëvizen gjatë kalibrimit (përveçse për rregullimet ose rrotullimet e përmendura). Prandaj, vendoseni veglën matëse në terren të fortë e të niveluar dhe fiksoni marrësin e laserit.

Preferohet që kalibrimi të bëhet duke përdorur Bosch Levelling Remote App. Kur kontrollohet nëpërmjet aplikacionit, gabimet e mundshme eliminohen, pasi vegla matëse mund të lëvizet padashur kur shtypni butonat.
Gjatë kalibrimit, nëse nuk përdoret aplikacioni, duhet të shtypen butonat në veglën matëse.

Ju duhet një distancë e lirë matjeje prej 30 m në terren të fortë. Nëse nuk keni në dispozicion një distancë matjeje të tillë, kalibrimi mund të bëhet gjithashtu me saktësi më të ulët nivelimi në një distancë matjeje prej 15 m.

Montoni veglën matëse dhe marrësin e laserit për kalibrim:

  1. Montoni veglën matëse në pozicion horizontal 30 m ose 15 m nga marrësi i laserit në tripod (26) ose vendoseni në terren të fortë e të niveluar.
  2. Fiksoni marrësin e laserit në lartësinë e duhur:
  • ose në mur, ose në një sipërfaqe tjetër duke përdorur magnete në marrësin e laserit,
  • ose në një mjet ndihmës të montuar mirë duke përdorur kllapën e marrësit.

Referojuni manualit të përdorimit të marrësit të laserit.

Poziciononi veglën matëse për kalibrim:

  1. Poziciononi veglën matëse në mënyrë që shenja e aksit X e gdhendur në veglën matëse me faqet anësore “−” të jetë përballë marrësit të laserit. Aksi X duhet të jetë pingul me marrësin e laserit.

Shënime rreth kalibrimit:

  • Gjatë kalibrimit, të gjithë butonat që nuk nevojiten për kalibrimin çaktivizohen.
  • Nëse nuk shtypet asnjë buton për më shumë se 5 minuta ose nëse nuk dërgohet asnjë sinjal përmes Bosch Levelling Remote App për më shumë se 5 minuta, kalibrimi në veglën matëse anulohet. Nuk ruhet asnjë ndryshim. Në ekranin e këndit të animit (8), <Er> dhe <01> pulsojnë me radhë në ngjyrë të kuqe. Për t'u kthyer te përdorimi normal, mbyllni mesazhin e gabimit në aplikacion ose shtypni shkurtimisht butonin në veglën matëse.
  • Kalibrimi mund të anulohet në çdo kohë nëpërmjet aplikacionit ose duke mbajtur shtypur butonin në veglën matëse. Nuk ruhet asnjë ndryshim. Nuk është e mundur që të ktheheni te një hap i mëparshëm gjatë kalibrimit.
  • Nëse lidhja mes aplikacionit dhie veglës matëse ndërpritet gjatë kalibrimit, kalibrimi mund të vazhdohet në veglën matëse (shihni procesin e kalibrimit pa aplikacion).

Filloni kalibrimin:

Vegla matëse duhet të jetë në pozicion horizontal. Në pozicion vertikal, kalibrimi nuk mund të fillohet nëpërmjet aplikacionit ose në veglën matëse.

Kalibrimi nëpërmjet Bosch Levelling Remote App:

  1. Ndizeni veglën matëse.
  2. Bëni lidhjen me pajisjen celulare nëpërmjet Bosch Levelling Remote App.
  3. Filloni kalibrimin në aplikacion.
  4. Ndiqni udhëzimet e mëtejshme në aplikacion.

Kalibrimi pa aplikacion:

  1. Vegla matëse duhet të jetë e fikur.
  1. Mbani shtypur butonin në veglën matëse. Shtypni shkurtimisht butonin dhe lëshojeni për të filluar kalibrimin.
  2. Vegla matëse do të nivelohet vetë. Nivelimi tregohet nga rrotullimi i segmenteve në ekranin e këndit të animit (8).
  3. Pasi nivelimi të përfundojë, <C1> pulson në ngjyrë të kuqe në ekranin e këndit të animit (8).

Bëni kalibrimin pa aplikacion:

  1. Ndizeni marrësin e laserit.
  2. Rregulloni lartësinë e marrësit të laserit në mënyrë që rrezja e ndryshueshme e laserit (1) të shfaqet në mes mbi marrësin e laserit. Referojuni manualit të përdorimit të marrësit të laserit.
  3. Fiksojeni marrësin e laserit në këtë lartësi.

Kalibrimi i aksit X:

  1. Sigurohuni që vegla matëse dhe marrësi i laserit janë të pozicionuar saktë (ana “−” e aksit X është e drejtuar te marrësi).
  2. Sigurohuni që rrezja e ndryshueshme e laserit (1) të shfaqet në mes mbi marrësin e laserit.
  3. Rrotulloni veglën matëse 180°, në mënyrë që ana “+” e aksit X të drejtohet nga marrësi.
  4. Sigurohuni që gjatë çdo rrotullimi, lartësia dhe animi të mos ndryshohen.
  5. Shtypni shkurtimisht butonin në veglën matëse për të konfirmuar rrotullimin.
  6. Pasi nivelimi të përfundojë, <C2> pulson në ngjyrë të kuqe në ekranin e këndit të animit (8).
  7. Kontrolloni distancën e rrezes së laserit nga shenja e mesit në ekranin e marrësit të laserit.

Në distancën e matjes prej 30 m, devijimi maksimal i lejueshëm është 3 mm. Nëse vlera e shfaqur në marrës është më e madhe se 3 mm, duhet të korrigjohet pozicionimi i laserit:

  1. Shtypni butonin ose butonin në veglën matëse derisa vlera e shfaqur në marrësin e laserit për lartësinë relative të jetë reduktuar përgjysmë.
    Për shembull: nëse në marrësin e laserit shfaqet vlera 10 mm, shtypni butonat në veglën matëse derisa vlera në marrës të jetë 5 mm.
  2. Shtypni shkurtimisht butonin në veglën matëse për të ruajtur kalibrimin e aksit X.
  3. Pasi nivelimi të përfundojë, <C3> pulson në ngjyrë të kuqe në ekranin e këndit të animit (8).

Kalibrimi i aksit Y:

  1. Rrotulloni veglën matëse 90° në mënyrë që ana “−” e aksit Y të drejtohet nga rrezja e laserit.
  2. Sigurohuni që rrezja e ndryshueshme e laserit (1) të shfaqet në mes mbi marrësin e laserit.
  3. Rrotulloni veglën matëse 180° në mënyrë që ana “+” e aksit Y të drejtohet nga marrësi i laserit.
  4. Shtypni shkurtimisht butonin në veglën matëse për të konfirmuar rrotullimin.
  5. Pasi nivelimi të përfundojë, <C4> pulson në ngjyrë të kuqe në ekranin e këndit të animit (8).
  6. Kontrolloni distancën e rrezes së laserit nga shenja e mesit në ekranin e marrësit të laserit.
  7. Nëse është e nevojshme, korrigjoni distancën siç tregohet për aksin X.
  8. Më pas shtypni shkurtimisht butonin në veglën matëse për të ruajtur kalibrimin e aksit Y.
  1. Në ekranin e këndit të animit (8), pulson në ngjyrë jeshile për 2 sekonda, më pas <C>.

Nëse kalibrimi kryhet me sukses, vegla matëse fiket automatikisht.

Kalibrimi dështoi:

Nëse kalibrimi i aksit X ose Y nuk mund të ruhen, treguesi i këndit të animit (8) në ekran do të pulsojë me radhë në ngjyrë të kuqe me <Er> dhe <02>.

  1. Shtypni shkurtimisht butonin në veglën matëse për të konfirmuar mesazhin.
  2. Vegla matëse kthehet në funksionim normal pa asnjë ndryshim.
  3. Filloni sërish kalibrimin.

Nëse kalibrimi dështon përsëri, çojeni mjetin për kontroll te shërbimi i klientit Bosch.