Kontrolloni saktësinë e nivelimit në pozicion horizontal

Për një rezultat të besueshëm dhe të saktë, rekomandohet që të bëni kontrollin e saktësisë së nivelimit në një distancë matjeje të lirë prej 30 m në terren të fortë përballë një muri. Bëni një matje të plotë për të dyja akset.

  1. Montoni veglën matëse në pozicion horizontal 30 m larg nga muri në një tripod, ose vendoseni mbi një sipërfaqe të fortë e të niveluar.
  2. Ndizeni veglën matëse.
  1. Pasi të jetë kryer nivelimi, shënoni qendrën e rrezes së laserit në mur (pika Ⅰ).
  1. Rrotulloni veglën matëse 180°, pa ndryshuar lartësinë.
  2. Lëreni veglën matëse të nivelohet.
  3. Shënoni qendrën e rrezes së laserit në mur (pika Ⅱ).
  4. Sigurohuni që pika Ⅱ është pikërisht sipër ose poshtë pikës Ⅰ.
  5. Rrotulloni veglën matëse 90° dhe përsëriteni procesin për aksin tjetër.

Në distancën matëse prej 30 m, devijimi maksimal i lejueshëm është ±1,5 mm. Prandaj, diferenca d mes pikave Ⅰ dhe Ⅱ nuk duhet të jetë më shumë se 3 mm për secilën nga dy proceset e matjes.