Kontrolli në distancë nëpërmjet Bosch Levelling Remote App

Vegla matëse është e pajisur me modul Bluetooth®, i cili bën të mundur lidhjen në distancë nëpërmjet me një smartfon me ndërfaqen Bluetooth®.

Për të përdorur këtë funksion, nevojitet aplikacioni Bosch Levelling Remote App. Mund ta shkarkoni në varësi të pajisjes suaj në dyqanin përkatës të aplikacioneve (Apple App Store, Google Play Store). Skanoni kodin QR për këtë.

Kur përdoret kontrolli në distancë nëpërmjet Bluetooth®, me raste mund të ketë vonesa mes smartfonit dhe veglës matëse për shkak të lidhjes së dobët.

Duke përdorur aplikacionin Bosch Levelling Remote App, mund të kontrolloni funksionet e mëposhtme në veglën matëse:

Gjithashtu, kalibrimi i veglës matëse është më i lehtë kur bëhet nga aplikacioni.

Funksioni Bluetooth® mund të aktivizohet dhe çaktivizohet me anë të butonit . Cilësimi ruhet kur vegla matëse fiket.

Lidhja/shkëputja me një pajisje celulare:

  1. Shtypni shkurtimisht butonin për ta aktivizuar funksionin Bluetooth®.
  2. Drita treguese pulson me ngadalë për të konfirmuar lidhjen Bluetooth® (15).

Nëse vegla matëse ishte e lidhur tashmë me një pajisje celulare dhe kjo pajisje është brenda rrezes (me ndërfaqen Bluetooth® të aktivizuar), lidhja me këtë pajisje celulare bëhet sërish automatikisht. Lidhja bëhet me sukses menjëherë sapo treguesi i lidhjes Bluetooth® (15) qëndron ndezur.

Lidhja Bluetooth® mund të ndërpritet për shkak të distancës tepër të madhe ose pengesave mes veglës matëse dhe pajisjes celulare, si dhe për shkak të interferencës elektromagnetike. Në këtë rast, treguesi i lidhjes Bluetooth® pulson (15).

Rikthimi i lidhjes:

(lidhja për herë të parë ose lidhja me një pajisje celulare tjetër)

  1. Sigurohuni që ndërfaqja Bluetooth® në pajisjen celulare është e aktivizuar dhe që Bluetooth® në veglën matëse është e aktivizuar.
  1. Hapni aplikacionin Bosch Levelling Remote App.
  2. Nëse gjenden disa vegla matëse aktive, zgjidhni veglën matëse të duhur.
  3. Shtypni butonin në veglën matëse dhe mbajeni shtypur derisa treguesi i lidhjes Bluetooth® (15) të pulsojë shpejt.
  4. Konfirmoni lidhjen e pajisjes celulare.
  1. Nëse treguesi i lidhjes Bluetooth® (15) qëndron ndezur, lidhja është kryer me sukses.

Nëse nuk mund të kryhet lidhje brenda 30 sekondave, procesi ndërpritet dhe treguesi i lidhjes Bluetooth® (15) pulson ngadalë.

Çaktivizoni funksionin Bluetooth®:

  1. Shtypni shkurtimisht butonin .
  1. Treguesi i lidhjes Bluetooth® (15) fiket.

Rivendosni funksionin Bluetooth® në cilësimet e fabrikës:

Kur bëni rivendosjen në cilësimet e fabrikës, të gjitha të dhënat e lidhjeve në veglën matëse fshihen.

  1. Nëse një pajisje celulare është brenda rrezes me të cilën vegla matëse ishte lidhur tashmë, atëherë ose çaktivizoni Bluetooth® në atë pajisje, ose fshini lidhjen me veglën matëse në pajisje.
  2. Ndizeni veglën matëse.
  3. Shtypni shkurtimisht butonin në veglën matëse.
  4. Drita treguese pulson me ngadalë për të konfirmuar lidhjen Bluetooth® (15).
  5. Më pas shtypni dhe mbani shtypur njëkohësisht butonin dhe butonin për 5 sekonda derisa treguesi i lidhjes Bluetooth® (15) të ndizet për pak dhe më pas të fiket.

Funksioni i përditësimit të softuerit të Bluetooth®:

Nëse vihet në dispozicion një përditësim i softuerit për funksionin Bluetooth®, në aplikacionin Bosch Levelling Remote App shfaqet një njoftim. Për të instaluar përditësimin, ndiqni udhëzimet në aplikacion.

Gjatë përditësimit, treguesi i lidhjes Bluetooth® (15) pulson rregullisht. Derisa përditësimi të përfundojë me sukses, të gjithë butonat janë të çaktivizuar dhe rrezja e laserit qëndron e fikur.