Përdorimi me bateri

Për të përdorur veglën matëse rekomandohet përdorimi i baterive alkaline të manganit.

  1. Shtypni çelësin (20) te kapaku i adaptorit të baterive dhe hapni kapakun.
  2. Futni bateritë tek adaptori i baterive (21).
Sigurohuni që polariteti përputhet me diagramin tek adaptori i baterive.
Zëvendësoni gjithmonë të gjitha bateritë në të njëjtën kohë.Përdorni vetëm bateri nga një prodhues dhe me të njëjtin kapacitet.
  1. Mbylleni kapakun e adaptorit të baterive (21) dhe lëreni të fiksohet.
Adaptori i baterive është bërë për t'u përdorur vetëm në veglat matëse Bosch që janë projektuar për të.